Vargje dedikuar bashkëshortes, nga poeti Timo Flloko
Transmetuar më 21-08-2019, 21:19

Ata janë të dy artistë, të cilët u kanë rezistuar kohërave apo ndryshimeve politike, duke vazhduar të korrin sukses si para ’90, ashtu edhe më pas.

Timo Flloko është një nga aktorët dhe shkrimtarët më të dashur dhe të njohur shqiptar.

Vera Grabocka një ndër regjisoret më të arrira në vendin tonë.

Timo Flloko kohët e fundit po i përkushtohet më tepër poezisë.

Ai ka hedhur në treg librin më të ri me poezi “Kërcim në bosh”, i cili nga fillimi në fund është një dedikim për të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Në dedikimet plot dashuri për nënën, vajzën, nipërit njëri prej tyre është më i bukuri, sepse në të janë “gdhendur” fjalët më të bukura për dashurinë e jetës së tij.

Bashkëshortes së tij, Vera Grabocka, ai i ka kushtuar një poezi ka vendosur të quajtur thjesht “V”.

“E prek me sy, u fik e ra në humbësi…/ Mendoj për ty/ Nesër, sa të lind dielli/ krahët të m’i shkrijë si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…”

Janë këto disa nga vargjet e  ëmbla që Timo Flloko ia ka kushtuar bashkëshortes së tij Vera Grabockës./a.m/noa.al

Loading...
Loading...