Transmetuar më 21-08-2019, 17:30

Një i ri nga Divjaka është prangosur pasi më herët kishte goditur me grushte dy punonjës të policisë.

Ai është 27-vjeçari E.B, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /k.k/noa.al/