Shoqërohet në polici prokurorja speciale, pritet arrestimi i saj
Transmetuar më 21-08-2019, 15:11

Forcat të shumta policore mesditën e sotme rrethuan hyrje daljet e shtëpisë në lagjen, Kozle të Shkupit dhe më pas u futën brenda, për ta shoqëruar prokuroren Katica Janeva në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici dhe pritet arrestimi i saj.

“Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket” por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar.

Sipas Alsat.mk, Prokurorja speciale dje dëshmoi para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

“Duke pas parasysh se Prokurori Publik ka sjell vendim për zgjerimin e hetimit edhe ndaj prokurores speciale. Prokurori Publik ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe për persona të tjerë.”

“Kanë marrë 1 milion euro, ndërsa derisa i dyshuari ishte në paraburgim nga bashkëshortja e tij kanë marrë 500 mijë euro. Me vetë faktin se ka propozuar që t’i ndërpritet paraburgimi dhe ti shqiptohet masë më e butë paraburgim shtëpiak, ndërsa më vonë që ti kthehet edhe pasaporta, ka shkelur kompetencat e saj”, deklaroi Prokurori Publik, Ljubomir Joveski ne nje konference per median.

Ndaj Janevës është kërkuar paraburgim.

Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Sipas REL, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive. Ky skandal shkaktoi përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë. /a.m.noa.al

Loading...
Loading...