Transmetuar më 21-08-2019, 14:04
Foto ilustruese

Policia e Shkodrës del me deklaratë lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e sotme, në zonën e Bushatit.

Bëhet me dije se, rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri Palok Dodaj, rreth 70 vjeç.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur i moshuari.

Aktualisht vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Shkodër, plagoset me armë zjarri një person