“Lungolago”, Rama jep lajmin e mirë për vijën e liqenit të Pogradecit
Transmetuar më 21-08-2019, 13:54

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë për liqenin e Pogradecit, lidhur me shëtitoren që pritet të ndërtohet përgjatë tij.

Duke e etiketuar si “lungolago”, ai paralajmëron se do të jetë spektakolare për banorëtr dhe turistët.

“Edhe në zonën e një kalaje tjetër të rënë bashkë me Lëvizjen Antishtet, në Pogradec, ku punonjësit e bashkisë kishin hedhur lopatat e fshesat dhe ishin kthyer në turistë politikë, ik e eja në Tiranë me autobuzët e protestave, ka nisur menjëherë pas konstituimit të kryebashkiakut të ri, pastrimi i kodrave me plehra buzë liqenit e i pluhurit e ferrave që kishin marrë rrugët”, shkruan Rama.

Ai thtoë se së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit dhe me patjetër në vijim, “transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit”.

Rama e mbyll postimin e tij duke thënë “Pogradeci që duam, Shqipëria që duam”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...