Transmetuar më 21-08-2019, 12:05

Ai lokal ishte nga më të kuotuarit në Booking, të paktën deri ditën e "përplasjes spanjolle"…

Ishte gjithashtu fully booked. Verifikojeni vetë për kuriozitet.

Por, paska qenë pa leje. Çudi e madhe! Di njeri ndonjë ndërtim me leje në atë zonë?!

Flas për leje të ligjshme, se me letra bakalli janë të gjitha…

Pastaj, po të mos gjendej pronari në kofanon e asaj makine, nuk do merrej vesh që lokali ishte pa leje?!

Ky është veprim i pastër populist i udhëheqësit, që bën si parimor kur godet shokët e vet. Kokëdhima që goditet nga KokëRama…

Pasuria e viktimës hidhen si prehë për konsum publik. Dhe populli kënaqet (për fat të keq) që po ja "shëmbin pasurinë qënit"…

Kështu bëri edhe Enveri, goditi shokët në fillim, pastaj armiqtë e brendshëm…

Veprim i pastër i shtetit komunist! Pa gjyq e pa proçes.

Ndërkohë, spanjolli do vijojë të tregojë se "ishte në një vend fisesh, ku i madhi i tyre jua bënte rrup cup. Janë dhe kandidatë për në BE…"

Imazh fantastik.