Dhuna ndaj turistëve spanjollë, IKMT nis shembjen e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo
Transmetuar më 21-08-2019, 07:53

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e restorantit “Panorma” në Porto Palermo në pronësi të Mihal Kokëdhimës.

IKMT e mbështetur edhe nga policia kanë nisur shembjen qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkak se lokali ishte ndërtim pa leje.

“Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”, thotë IKMT.

Më tej thuhet se çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit dhe se menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.

Mësohet se në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve.

Mirëpo ajo që bie në sy dhe kundërshti është fakti se ndonëse pa leje, lokali kishte marrë leje kundrejt pagesës që të shfrytëzonte pjesën e plazhit.

Shembja e tij vjen pasi Kokëdhima javën e kaluar dhunoi një grup turistësh spanjollë, të cilët u larguan të pakënaqur nga shërbimi.

Pamjet teksa turistët largoheshin në gjendje paniku bën bujë, ndërkohë që Kokëdhima shihej i kapur në pjesën e përparme të makinës. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...