Transmetuar më 20-08-2019, 20:55

Sot iu dha lamtumira e fundit regjisorit të njohu Gjeërgj Xhuvani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Itali.

Aktorja dhe bashkëshortja e tij, Luiza Xhuvani së bashku me vajzën, por edhe me djalin, Kostandinin, i cili mori leje nga burgu ku vuan dënimin e gjatë,  i dhanë lamtumirën bashkëshortit dhe babait të tyre.

Familjarët vendosën që ceremonia mortore të ishte private.

Djali i regjisorit u shoqërua gjatë gjithë kohës në ceremoni nga policë, pasi siguroi sot edhe lejen nga  Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Gjergj Xhuvani, humbi betejën me sëmundjen e rëndë një javë më parë në Romë, në moshën 56 vjeç, teksa po punonte për të sjellë projektin e tij të fundit, filmin “Liqeni im”.