Transmetuar më 20-08-2019, 20:47

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

Një 62-vjeçare ka rënë në një pus dhe si pasojë ka humbur jetën.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Ndërkaq ka nisur puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes pasi vdekja konsiderohet e dyshimtë./a.k/noa.al/