Transmetuar më 20-08-2019, 20:17

Pas një sëmundje, kur i zoti ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Skoci në fillim të këtij muaji, familja e të riut zbuloi se edhe qeni ngordhi vetëm 15 minuta më vonë.

Qeni i qëndronte pranë edhe kur ai ishte i sëmurë.

Stuart Hutchison u diagnostikua me tumor truri në 2011, dhe u shërua në 2014 por sëmundja u kthyer sërish në 2018 kur kanceri u përhap në kockat e tij.

“Stuart vdiq rreth orës 01:15 të mëngjesit atë ditë, dhe Nero ngordhi afërsisht 15 minuta më vonë,”-tha nëna e Hutchison, Fiona Conaghan.

25-vjeçari ishte martuar me bashkëshorten e tij Danielle, 22 vjeç, në janar, ishte shumë i lidhur me bulldogun e tij dy-vjeçar francez, Nero.

Por për fatin e tyre tragjik i riu dhe qeni i tij besnik vdiqën më 11 gusht. /a.m/noa.al