Transmetuar më 20-08-2019, 19:12

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar sot një letër ministres së Financave, Anila Denajt, si edhe përfaqësuesve të SHBA-ve dhe BE-së.

Ademi shpreh shqetësimin se Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, përmes Degës së Thesarit në Shkodër, kanë penguar funksionimin e bashkisë që ajo drejton.

Sipas saj, janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

Sa më sipër, znj. Ademi kërkon që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt, ndërsa veprimin e quan të paprecedentë. /k.k/noa.al/