Transmetuar më 20-08-2019, 17:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kçiq të Madh të Mitrovicës, ku një grua është gjetur e pajetë brenda pusit.

62-vjeçarja është gjetur sot rreth orës 12:00, ndërsa ngjarja është raportuar nga familjarët e saj.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ekspertë të tjerë, dhe nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë vënë re shenja.

Sipas policisë ngjarja është e dyshimtë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. /k.k/noa.al/