Transmetuar më 20-08-2019, 14:33
Foto ilustruese

Një djalë i ri në Vlorë është vënë në prangat e policisë i kapur me heroinë.

I arrestuari është Arjan Çumani, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja e tij u bë, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën 16 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Dyshohet se Çumani merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, teksa policia ishte sinjalizuar lidhur me aktivitetin e tij.

Kështu mbrëmjen e kësaj të hëne ai u vu në pranga, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al