Transmetuar më 20-08-2019, 13:17

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për Rrugën e Kombit, duke bërë me dije se shumë shpejtë do të hapet qarkullimi.

Duke publikuar një fotografi, ai thotë se merr fund vargu i makinave, teksa promovon shtatë urat e hapura në të dyja krahët.

“DHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë,

në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin.

Shqipëria që duam”, shkruan Rama. /a.y/noa.al