Transmetuar më 20-08-2019, 12:02
Foto ilustruese

Policia e Tiranës thotë se ka goditur një rast të shpërndarjes i lëndëve narkotike në doza të vogla, duke vënë në pranga një person.

Efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë, gjatë patrullimit në territor mbrëmjen e së hënës, kanë marrë informacion se një persona posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen në doza të vogla.

Bazuar në informacionin e siguruar, uniformat blu, në bashkëpunim me patrullën e përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gramë kanabis sativa.

Kështu u bë arrestimi i të dyshuarit nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, teksa hetimet në ngarkim të tij janë në vijim. /a.y/noa.al