Kostandin Xhuvani, ka arritur që të marrë leje për të përcjellë në banesën e fundit të atin, regjisorin Gjergj Xhuvani, i cili ndërroi jetë më 14 gusht, në një spital në Romë të Italisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje të riut, që t’i japë lamtumirën e fundit të atit, ku do të jetë i shoqëruar nga efektivë të shumtë policie.
I riu do të shkojë direkt në varreza për tu përshëndetur me të atin, ku pasi ti hedhë një dorë dhe do të kthehet sërish në qeli.
Kjo pasi trupi i pajetë i regjisorit mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga familjarë dhe miq të tij.
Familja ka preferuar të mbajë një ceremoni private duke shmangur homazhet zyrtare, teksa përcjellja në banesën e fundit do të bëhet në orën 14.00.
Regjisori i ndjerë vuante prej kohësh nga diabeti, prej të cilit kishte humbur njërën këmbë. Ndërkohë që vdekja e tij erdhi si pasojë e një arresti kardiak, teksa ndodhej në Itali për xhirimet e filmit të tij të fundit, “Liqeni im”.
Djali i regjisorit, Kostandin Xhuvani ndodhet në burg, i dënuar 35 vite burg.
Ai është shpallur fajtor për ngjarjen e ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014, ku Kostandin Xhuvani, i biri i regjisorit Gjergji Xhuvani dhe aktores dhe njëkohësisht ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani, vrau me armë shokun e tij Arbër Demiraj, si dhe Edison Jahon, Enea Xhajin dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo.
Pasi mësoi lajmin për vdekjen e të atit pak ditë më parë, Kostandini kërkoi leje që të shkojë në funeral, leje e cila iu miratua ditën e sotme. /a.y/noa.al
Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i regjisorit Gjergj Xhuvani, ceremonia do të jetë private
Vdekja e Gjergj Xhuvanit, Rama: U deshën minuta të tëra ta besoja…