Transmetuar më 20-08-2019, 10:58

Një dem i ri u rrëzua përtokë, si pasojë e lodhjes gjatë shfaqjes që jepte. Pamjet që noa.al sjell më poshtë vijnë nga Franca, në një shkollë për stërvitjen e toreadorëve të rinj.

Pamjet u publikuan nga një grup për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve ‘One Voice’, duke treguar kafshën tek bie në gjunjë, para se të tërhiqet për brirësh dhe të ngrihet sërish në këmbë.

Me forcë demi detyrohet që të ndjekë shaminë e kuqe, teksa një person e tërheq prej bishti.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve kërkojnë që shkolla të tilla në Francë të mbyllen teksa denoncojnë, se edhe fëmijë 6-vjeçar lejohen që të shkojnë.

Në Francë janë shtatë shkolla të tilla stërvitje dhe njëra prej tyre ndodhet në Nimes, bëhet fjalë pikërisht për atë të denoncuar nga “One Voice”. /a.y/noa.al