Transmetuar më 19-08-2019, 22:42

El Salvador ka një nga ligjet më të rrepta kundër abortit në botë. Aborti është i paligjshëm në të gjitha rrethanat dhe ata që shpallen fajtorë përballen me dy deri në tetë vjet burg.

Një grua 21-vjeçare në El Salvador, foshnja e së cilës u gjet e vdekur në tualetin e banesës së saj ku lindi, ka fituar betejën me drejtësinë.

Evelyn Hernández kishte mohuar në vijimësi akuzat, duke thënë se nuk e dinte që ishte shtatzënë dhe se e humbi vetëdijen gjatë lindjes.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me 40 vjet burg.

Çështja e Hernández ka marrë vëmendjen e aktivistëve të të drejtave të grave brenda dhe jashtë  El Salvadorit, duke kërkuar lirimin e saj.

Por në shumë raste, duke përfshirë edhe atë kundër zonjës Hernández, akuza klasifikohet si një nga vrasjet më të rënda, për të cilën parashikohet  një dënim minimal 30 vjet.

Çështja e zonjës Hernández ishte e para e këtij lloji në El Salvador në të cilën ishte urdhëruar rigjykim i plotë.

Më parë, gratë e akuzuara për abortimin e foshnjave të tyre morën dënime të ulëta pasi dënimi me burgim 30-vjeçar konsiderohej "joproporcional dhe imoral", por aktgjykimet e tyre nuk u rrëzuan.

“Unë jam gati të shpërthejë nga lumturia,” tha avokatja e Hernández, Bertha Maria Deleon.

"Sot është një ditë e shkëlqyer për drejtësinë. Ne mundemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë sepse ka akoma gra të akuzuara që kanë nevojë urgjente për drejtësi. Por sot mund të buzëqeshim.”

Edhe aktivistët e të drejtave të grave shpresojnë tani që rigjykimi i zonjës Hernández do të krijojë një precedent, duke lejuar gratë e tjera të burgosura nën ligjet e rrepta kundër abortit të El Salvadorit të luftojnë për kundër dënimit të tyre.

Fillimisht gruaja u akuzua për abort, por akuza u ndryshua në një prej vrasjeve të rënda me prokurorët duke argumentuar se ajo kishte fshehur shtatzëninë dhe nuk kërkonte kujdes para lindjes.

Në korrik 2017, gjykatësi vendosi që zonja Hernández e dinte që ishte shtatzënë dhe e shpalli atë fajtore. Ajo u dënua me 30 vjet burg, dënim nga i cili tashmë ka vuajtur 33 muaj.

Avokatët e zonjës Hernández apeluan kundër vendimit të gjykatësit. Ata thanë se testet mjekoligjore treguan se foshnja kishte vdekur nga aspirata mekonium, duke thithur jashtëqitjen e tij të hershme. Kjo mund të ndodhë ndërsa fëmija është akoma në mitër, gjatë lindjes ose menjëherë pas lindjes./a.m/noa.al