Transmetuar më 19-08-2019, 21:37

Ditën e djeshme u raportua se dy turiste, njëra gjermane dhe tjetra polake, ishin zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Raportohet se dy turistet e huaja janë gjetur shëndoshë e mirë.

Raif Gjikolli, Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare të Gjervicës, Pejë ka deklaruar se pas kërkimit të bërë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim më autoritetet malazeze, është bërë i mundur zbulimi i vendndodhjes së turisteve.

Mediat kosovare raportuan më herët se vajzat kanë hyrë për në Mal të Zi nëpërmjet Vërmoshit.

Policia ishte vënë në kërkim të tyre, por duke ditur terrenin e vështirë të Alpeve Shqiptare, gjetja e tyre ishte mjaft e vështirë.

Dy vajzat qëndruan për disa ditë në Shqipëri dhe mesa duket udhëtimi nuk ka shkuar ashtu siç e prisnin.