Transmetuar më 19-08-2019, 19:54

Aktorë dhe sportistë që bënë historinë e vendit tonë para ’90 e më pas, i gjen bashkë, në kafe.

Suksesi dhe lavdia e dikurshme gërshetohen sot me thjeshtësinë e qytetarinë që ata përcjellin.

Robert Ndrenika, aktori i madh shqiptar, dhe ish-lojtarë kampionë të Dinamos së ditëve të lavdishme, i bashkon sot në kafet e lagjes së tyre miqësia.

Roberti në kohën e tij ndiqte ndeshjet e tyre, ndërsa ata filmat e tij.

Dhe prandaj Robert Ndrenika me ish-lojtarë të shquar të Dinamos, si Aleko Bregu e Mujo Targaj me Adriatik Faqekuqi, gjendet shpesh bashkë në kafe, ashtu si edhe sot.

Ata kanë se çfarë të kujtojnë. Mbajnë një histori të tërë mbi supe./a.m/noa.al