Transmetuar më 19-08-2019, 11:25

Një fëmijë 10 vjeç u sulmua dhe u shqye nga një krokodil në sy të vëllait të vogël.

Gjithçka teksa kishin dalë me anije me babanë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Filipine, kur fëmija u sulmua papritur nga një krokodil i madh, i cili e tërhoqi nga varka dhe e mori me vete, deri sa e vrau.

Skena i shpëtoi babait i cili kishte dalë në breg për disa momente, por jo vëllait të vogël, i cili i shokuar pa skenën makabre.

Krokodili që bëri masakrën e të enjtes që lamë pas është një specie që jeton në ujërat e kripura. Krokodili i ujërave të kripura mund të arrijë deri në pesë metra gjatësi dhe të peshojë një ton, shkruan noa.al.

Trupi i vogëlushit u gjet i copëtuar, i larë në gjak dhe i ngrënë nga krokodili. /a.y/noa.al