Transmetuar më 19-08-2019, 11:07
Foto ilustruese

Një burrë është ndaluar në kufirin e Merdarës pasi në bagazhin e tij është gjetur një fëmijë.

Ngjarja u shënua natën mes të shtunës dhe të dielës gjatë kontrollit që policia serbe i ka bërë makinës.

Familjarët e të arrestuarit S.F., nga fshati Penuh i Podujevës kanë konfirmuar para kamerave për ‘Klan Kosova’ se djali i tyre kishte tentuar që ilegalisht të dërgonte mbesën e tij në Serbi, dhe më pas në Gjermani ku jeton e ëma e ndarë nga bashkëshorti.

Familjarët kishin treguar se kishin katër vite që po përpiqeshin të rregullonin dokumentacionin e fëmijës

por ishte e pamundur dhe kishin ndërmarrë iniciativën për ta nxjerrë ilegalisht nga Kosova.