Nga Neritan Sejamini: Shteti e la turizmin në dorën e skafistëve dhe trafikantëve
Transmetuar më 18-08-2019, 23:27

Kur të zhvat dhe të rreh qeveria, kur ajo të rrëmben dhe të prish shtëpinë duke të flakur në rrugë, nuk ka reagim dhe nuk bëhen lajme. Kur del një i fortë, me gjasa psiqik, i cili provon të rrahë ca turistë, pasi ka dështuar t’i zhvasë, ky është shqetësim dhe lajm i parë kombëtar.

Pronari i restorantit në Porto Palermo është një i fortë i vockël në tokën ku sundon ligji i të fortëve, të cilët zhvasin, grabisin dhe dhunojnë çdo gjë, çdo ditë, pa u ndëshkuar. Përpjekja e tij për rrahje turishtësh është një episod pa asnjë vlerë, ndërsa rrahja e turistëve nuk është as dukuri as shqetësim real në Shqipëri. Kurse zhvatja dhe rrahja e shqiptarëve nga qeveria dhe të fortët e lidhur me të është dukuri e përditshme dhe shkatërruese.

Sa për turizmin, Shqipëria është i vetmi vend në botë që bregdetin dhe turizmin ja la në dorë ta zhvillojnë skafistët, trafikantët, biznesmenët grabitqarë dhe zyrtarët e korruptuar. Thuajse të gjitha ndërtimet në bregdet janë pa leje dhe pjesa më e madhe janë ngritur me para të dyshimta. Kurrë nuk ka patur rregulla, standarde dhe plane për ndërtimet në bregdet. Për më tepër, zhvatja dhe dhunimi i Sarandës, Ksamilit, Dhërmiut dhe bregdetit kudo janë krime të pashlyeshme. Ndaj Shqpëria ëhstë ndoshta i vetmi vend me bregdet në botë që nuk ka asnjë hotel apo ndëtim të huaj qoftë edhe sa për nishan, edhe pse jemi në zemër të mesdheut, në kufi me dy nga vendet destinacion kryesor turistik në botë.

Loading...
Loading...