Transmetuar më 18-08-2019, 15:17

Familja e artistit komedian, Agron Llakaj, 2 më datë 16 ka pasur një festë të veçantë.

Teos Llakaj, nipi i aktorit të njohur të humorit dhe drejtuesit të spektaklit “Al Pazar”, festoi një vjetorin e lindjes.

Në profilin e tij në Instagram artisti Agron Llakaj, bashkë me urimin për nipin, ka publikuar foto me familjen gjatë festës, si dhe një foto të djalit të ti Eno, së bashku më bashkëshorten dhe vogëlushin Teos.

Në urimin e tij Agroni tregon se sa gaz dhe dashuri u fal Teosi, ndersa në urimin e tij të plotë shkruan:

“Teos! Bir i bukur i gjyshit, u bëfsh 101 vjeç! Sa shumë të duam dhe sa gaz e dashuri na fal! Gëzuar ditëlindjen tende të parë”./a.k/noa.al/