Transmetuar më 18-08-2019, 14:19

Aksidenti i rëndë tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident ka humbur jetën një person ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore.”

“Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha./a.m/noa.al