Transmetuar më 18-08-2019, 13:46

Ajo jetonte dhe punonte prej kohësh me familjen e saj përtej Adriatikut.

Por fatkeqësisht u largua nga kjo botë, madje para syve të vajzës së saj, vetëm 6 vjeçe.

Nëna e re shqiptare, 26-vjeçe, u mbyt në Metaponto (Potenza) mëngjesin e së shtunës, 17 gusht.

Fatjona Kallmi po notonte me vajzën e saj gjashtë vjeçare, por doli e pajetë nga deti.

Edhe pse iu dha ndihma e shpejtë, rezultoi gjithçka e padobishme për ta shpëtuar.

Prokuroria ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi tragjedinë e pestë të ndodhur në atë zonë.

Fatjona Kallmi, një 26-vjeçare nga Shqipëria jetonte me burrin e saj dhe dy fëmijët në Toritto të Italisë, në provincën e Barit.

Ajo humbi jetën dje në mëngjes rreth orës 11.00 në plazhin e quajtur “La Chimera” të detit Jon.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet saktësisht: sipas gazetave lokale, mund të ketë ardhur nga ndonjë  sëmundje.

Gruaja po notonte, jo larg bregut, në shoqërinë e vajzës së saj gjashtë vjeçare kur ndodhi tragjedia. Për të parë gruan në vështirësi, pasi u dha alarmi, rojet u futën në ujë. Një polic gjithashtu u zhyt me ta.

Ata arritën shpejt te 26 vjeçarja, por e kanë gjetur gruan të pajetë. Vajza e saj gjashtë vjeçare u dërgua në breg nga shpëtuesit dhe iu besua mjekëve të Spitalit San Carlo në Potenza.

Prokuroria ka hapur një hetim për të mësuar të vërtetën e vdekjes së saj. /a.m/noa.al