Transmetuar më 18-08-2019, 12:28
Policia e Tiranës prangosi një 38-vjeçar, lindur në Elbasan, pasi dyshohet se trafikonte mjete motorike.
Të arrestuarit i shtë sekuestruar një mjet tip Lamborghini Huracan, me vlerë rreth 250 000 euro.
Shtetasi M.D. është vënë në pranga pasi Policia ka konstatuar se makina rezulton e vjedhur në Gjermani.
I arrestuari me banim në Shtutgart të Gjermanisë, kishte hyrë me mjetin luksoz në 13 korrik të këtij viti në Shqipëri.
Më 30 korrik, makina ishte deklaruar e vjedhur në Gjermani.
Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim një tjetër person, B.M., 43-vjeç, po banues në Gjermani, i cili dyshohet si bashkëpunëtor. /a.m/noa.al