Transmetuar më 18-08-2019, 10:12

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një premtim të madh për qytetin jugor të Sarandës.

Ai tha se vija bregdetare e këtij qyteti do të transformohet njësoj se ajo e Vlorës, duke zbuluar njëkohësisht edhe projektin.

“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës,” u shpreh Rama.

“Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike", ishte mesazhi që dha sot Kryeministri Rama./a.m/noa.al