Transmetuar më 17-08-2019, 23:27

Bashkëshortët e tyre mund të kenë impenjime politike, ndërsa ato kanë kohë për të qenë të pranishme në momente festive, siç është edhe dasma.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli duket se këto ditë janë tejet te ngarkuar me politikë.

Sakaq, ishin bashkëshortet e tyre ishin në festën e dasmës së vajzës së deputetes së PDK-së, Sala Berisha Shala.

Fotot e siguruara nga kjo dasëm tregojnë kur zonja e parë e shtetit të Kosovës, Lumnije Thaçi dhe bashkërshortja e Kadri Veselit, Violeta, ishin ndër të ftuarat speciale.

Ato nuk hezitojnë edhe të vallëzojnë e duken të thjeshta, si të gjithë dasmorët e tjerë.

/a.m/noa.al/