Transmetuar më 17-08-2019, 22:29

Ajo pas pushimeve të gjata, thuajse gjatë gjithë Korrikut në jug të Shqipërisë, në Gusht bashkë me disa nga të afërmit është zhvendosur në plazhet e Spanjës, aktualisht në Ibiza.

Atje ka marrë me vete, edhe qenin e saj, të cilit i ka festuar ditëlindjen.

Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj, e cila duket se ka shumë dashuri për qenushin e saj.

Ditëlindjen ajo ia feston në mënyrë të veçantë.

Në mediat sociale ka publikuar pamje nga ‘festa’ për ditëlindjen e qenit që ajo e ka quajtur, Bella.

Një tortë me imazhin e qenit dhe shampanjë, ndërsa në festë përveç të afërmve dhe miqve, ku binte në sy vëllai i saj po ashtu këngëtar, Albania, e pranishme është edhe vetë “Bella”./a.m/noa.al/