Transmetuar më 17-08-2019, 21:18

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Një automjet ka përplasur në hyrje të qytetit një person, i cili po ecte me biçikletë.

I plagosuri, i identifikuar si Mefit Dingo, 68 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë ka marrë plagë të rënda dhe raportohet se është nisur për mjekim drejt Tiranës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës./a.m/noa.al/