Transmetuar më 17-08-2019, 19:40

Arrestohet një i shumë i kërkuar nga Lazarati. Bako Buzheri është kapur sot nga patrulla e policisë së Gjirokastrës në një aksion spektakolar.

Ai raportohet se tentoi t’i shpëtonte policisë, por pas një ndjekje si në filmat “western”, u vu në pranga.

Buzheri rezultonte si një ndër personat më të  kërkuar nga policia shqiptare.

Sot ai është pikasur në qytetin e Gjirokastrës dhe është larguar menjëherë sapo ka vënë re uniformat blu. Ai është larguar me automjet dhe ndërkohë policia pas ndjekjeve këmba-këmbës e ka kapur dhe me pas prangosur. Në momentin e ndalimit ai ka kundërshtuar forcat policore.

“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u bë e mundur kapja e shtetasit  B.B, 34 vjeç, banues  në Gjirokastër.Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë  e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", njoftoi policia.

Bako Buzheri ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me 21 vite heqje lirie për veprat penale  “Heqje me të padrejtë e lirisë” dhe “shtrëngimit për vënie pasurie", por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.

Të arrestuarit, iu gjet edhe një sasi hashashi me vete.

Bako Buzheri pati përplaseje me policinë e Tiranës në 2016. Këta të fundit kishin marrë njoftim se një shtetas nga Lazarati me rrezikshmëri shoqërore po lëvizte pranë sheshit “Karl Topia” në kryeqytet.

Ai është njëri nga shtatë lazaratasit që u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë rrëmbyer e mbajtur peng katër persona me të cilët kanë pasur konflikt për çështje droge.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2012 në Gjirokastër e Lazarat. Sipas Prokurorisë, personat e rrëmbyer në Gjirokastër dhe të mbajtur peng në një shtëpi të boshatisur në Lazarat ishin Ergest Shele, Velo Shele alias Kosta Agora dhe Ergys Goxhaj.

Ata kanë denoncuar fillimisht në Policinë e Gjirokastrës, se më 4 mars 2012 janë rrëmbyer dhe janë keqtrajtuar fizikisht nga grupi i Lazaratit, pasi shtatë të kërkuarit dyshonin se të rrëmbyerit kishin vjedhur lëndën narkotike.

Ai në përpjekjet e kaluara të policisë për ta kapur është dëshmuar se ka gëlltitur sasinë e lëndës narkotike dhe ka goditur efektivin e policisë, për t’u arratisur.

/a.m/noa.al/