Transmetuar më 17-08-2019, 19:20

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, e cila prej kohësh jeton në Gjermani, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me familjen e saj, në bregdetin shqiptar.

Më së shumti ajo po qëndron në Jalë.

Ledina prej famës është edhe mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit foto dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Por fansat i kanë tërehqur vërejtje, lidhur me këto dy foto në prani të vajzës, duke i përmendur faktin se i ka postuar disa herë. “Sa herë do e fshish dhe do e ri-hedhësh këto foto. Kaq shumë të pëlqen sesi ke dalë”, ka qenë një ndër reagimet e fansave. /a.m/noa.al/