Transmetuar më 17-08-2019, 18:22

Një resort skish në Kili po përdor borën artificiale për të luftuar motin e thatë.

Europa po përballet nga një i nxeht i pazakontë dhe përvëlues, kurse vende të kontinenteve të tjera po ndeshen me fenomene të tjera natyrore të ndryshme e të çuditshme.

Resorti i skive në Santiago, kryeqytet i Kilit, ka vënë në punë topat e borës, për t’i bërë ballë sezonit të vështirë, me pak reshje bore, në malet e Andeve.

Ky vit ka rezultuar me dimrin më të thatë në Kili, në gjashtë dekada të tëra.

Kili në këtë pjesë të vitit është në stinën e dimrit, po njeh një periudhë të gjatë thatësire.

Sipas vetë kilianëve, më herët sezoni i skive fillonte në mes të qershorit, por tani, nuk mund të bësh ski para mesit të korrikut prej thatësirës dhe kjo po largon turistët.

Reshjet e borës, sipas ekspertëve, janë pakësuar në zonën qendrore të Kilit me 5 deri në 10 për qind për dekadë dhe kjo është një shifër shumë domethënëse.

Shkaqet e kësaj rënieje janë në njërën anë reshjet më të pakta dhe në anën tjetër temperaturat në rritje në disa zona të caktuara.