Transmetuar më 17-08-2019, 18:12

Një shqiptare ka humbur jetën në plazhin e Lido Nettuno të Metaponto.

Nnëna e re ishte duke pushuar me vajzën e saj e cila për fat të mirë ka shpëtuar për mrekulli.

26-vjeçarja po lahej bashkë me të bijën teksa vetë nuk doli më e gjallë.

Përpjekjet për ndihmë, kryesisht rojet e shpëtimit që e vunë re se dy vajzat ishin në vështirësi, edhe pse në kohë, ishin të kota.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes teksa nuk është bërë publik as emri i shqiptares. /k.k/noa.al/