Transmetuar më 17-08-2019, 17:20

Kryeministri Rama e evidenton shpesh faktin që sipas tij deri më tani askush nuk është larguar nga puna në bashkitë që drejtoheshin nga e djathta.

Përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar për vijimin e pastrimit në disa bashki, Rama ka shkruar se janë dorëhequr vetëm ata që ai i quan koka të mëdha e të pagëdhendura politike.

Postimi i plotë:

Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve👍

E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka. /k.k/noa.al/