Transmetuar më 17-08-2019, 17:03
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi në banesat e tyre u gjet e mbjellë lëndë narkotike.

27-vjeçari I.Z., banues në fshatin Bubës, Këlcyrë, kishte mbjellë kanabis sativa në afërsi të shtëpisë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, në Memaliaj u ndalua 41-vjeçari I.GJ, dhe 42-vjeçari A.GJ, banues në fshatin Gjonaj.

Në afërsi të banesave të këtyre shtetasve u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis.

Po ashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasin G.A., kryetar i fshatit Gjonçaj. /k.k/noa.al/