Transmetuar më 17-08-2019, 16:35
Foto ilustruese

Tre punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Njëri prej tyre që mundi të fliste për ABC News u shpreh se kanë qenë në momentet e fundit të punës, dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja.

Genti Bardhi punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi” tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë, dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë.

Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6.

Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhë nga skela. Përsa i përket viktimës tjetër Genti u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë, ai shprehet se e ka marrë vesh nga polica që ata kanë vdekur. /ABC News