Transmetuar më 17-08-2019, 15:56
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Pogradecit.

I identifikuar me inicialet N.Xh, mësohet se shpërndante lëndë narkotike me doza.

Ai u ndalua dhe pas kontrollit në trup iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/