Transmetuar më 17-08-2019, 15:19
Foto ilustruese

Një i mitur është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

10-vjeçari me inicialet E.S ndodhej në aksin rrugor të Lungomares në momentin kur u godit nga një automjet.

Për pasojë mori plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë, është shoqëruar në polici. /k.k/noa.al/