Transmetuar më 17-08-2019, 14:40

Një burrë është vrarë në mes të rrugës nga e dashura e tij. Gjithçka ndodhi pas një konflikti për një akullore, ku ai nuk e lejoi gruan ta blinte.

Dëshmitarët treguan se burri i kishte thënë se nuk duhet të hante akullore pasi ishte shumë e shëndoshë.

Vajza, e identifikuar me mbiemrin Wang po debatonte me të dashurin e saj Zhang kur e sulmoi me një palë gërshërë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në rrugën Fengguang në qytetin Zhumadian, ndërsa Zhang humbi jetën në spital. /k.k/noa.al/