Transmetuar më 17-08-2019, 13:59

Kryebashkiaku i zgjedhur i Bashkisë Lezhë, paralajmëron kryedemokratin Lulzim Basha për përballje gjyqësore.

“Për Lulzim Bashën: Zoti kryetar i opozitës të pres për një vizitë në Bashkinë e Lezhës ku të diskutojmë për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol për të luajtur në planet e zhvillimit dhe jam gati të vë shiritin e të pres. Sa për inkriminimin tim së shpejti shihemi në gjykatë”, shkruan Ndreu.

Më tej i thitë se as Basha dhe as perëndia në qiell nuk kanë shansin që ti gjejnë qoftë edhe një element sado të vogël inkriminimi.

“Kohë para teje janë bërë prova serioze nga më të zote se ti për të më gjetur fakte e prova inkriminimi, por kanë dështuar me turp. Lëri llafet në ere se i sqarojmë në gjykatë, por më thuaj kur do vish në Lezhë të pres!”, thotë në mbyllje Ndreu.

Gjithçka pasi kryedemokrati publikoi një video ku thuhej se Pjerin Ndreu është në listën e zezë të partnerëve prej që vitit 2003.

“I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama”, thuhej në videon e Bashës. /a.y/noa.al

Basha publikon videon me 27 emra: Banda e kriminelëve me të cilët Rama ka zaptuar pushtetin