Transmetuar më 17-08-2019, 13:42

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia martesore e këngëtarit Erik Lloshi, ajo e nuses.

Momente nga festa u ndanë nga miq të çiftit, të cilat këngëtari i publikoi në rrjetet sociale.

Ndërkohë ditën e sotme ai ka publikuar fotografinë e parë zyrtare si burrë e grua, ku ai shihet me kostum dhëndri dhe Romina me fustanin e bardhë.

“Romina Sablic je gjysma e zemrës time. Të dua shumë”, shkruan Eriku në dedikimin romantik,.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme do të mbahet ceremonia e dasmës nga ana e këngëtarit, teksa në mesditë ka shkuar për të marrë nusen.

Eriku i jep fund beqarisë pas një lidhje disa vjeçare me partneren e tij me origjinë serbo-kroate Romina Sablic. /a.y/noa.al

Martohet Erik Lloshi, pamjet e kërcimit të çiftit