Transmetuar më 17-08-2019, 12:15
Municionet e sekuestruara

Një djalë i ri i cili mbante në banesë municione luftarake, është vënë në prangat e policisë së Maliqit.

I arrestuari është E.B., 21 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, i cili u ndalua pasditen e së premtes.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që efektivët ushtruan në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krehëra fishekësh, të cilat 21-vjeçari i posedonte pa leje.

Në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj Z.Xh., 17 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendndodhjen e municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës. /a.y/noa.al