Transmetuar më 17-08-2019, 11:50

Mbrëmjen e së premtes këngëtari Erik Lloshi, i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Romina.

Kanë qenë miqtë e çiftit ata që kanë publikuar momente nga ceremonia e martesore e nuses.

Në fotografi dhe video shihen momentet e çiftit duke kërcyer.

Në njërën prej tyre Eriku i këndon nuses së re, e cila duket mjaft elegante dhe me flokët e kapur lirshëm dhe gjysmë të lëshuar.

Ndërkohë Eriku shihet i veshur me kostum klasik të zi, teksa duket një dhëndër i lirshëm, mes kërcimeve tradicionale dhe këngës.

Eriku i jep fund beqarisë pas një lidhje disa vjeçare me partneren e tij me origjinë serbo-kroate Romina Sablic. /a.y/noa.al