Transmetuar më 17-08-2019, 09:40

Në vijim të qëndrimit të tij në Kosovë, Presidenti Ilir Meta u ndal në Rahovec.

Duke publikuar disa fotografi ai thotë se, “Gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit,

dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut, njërit prej personaliteteve më të shquara të kësaj treve, dy herë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe i vrarë nga forcat e Millosheviçit brenda në “Teqen e Madhe” për shkak të veprimtarisë së tij të palodhur për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve”.

Meta shpreh falenderim të veçantë për nipin e tij, Shejh Besim Shehun dhe besimtarëve të shumtë për mikpritjen sipas traditës në “Teqen e Madhe”.

Po ashtu shpreh, “Respekt për vlerat më të larta patriotike e atdhetare që trashëgon ndër breza kjo familje me kontribut të madh për çështjen kombëtare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. /a.y/noa.al