Transmetuar më 17-08-2019, 08:25

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të pasdites së të premtes në Tiranë, në lagjen “Faik Konica” ku shembja e një skele që po përdorej në një objekt ku po kryheshin punime, shkaktoi dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Si pasojë e shkëputjes së skelës humbën jetën në rrënoja dy punëtorët, Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodraj 36 vjeç.

Ndërkohë të plagosur me dëmtime të shumta ndodhen në Spitalin e Traumës, tre punëtorët e tjerë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

Lidhur me ngjarjen Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të kompanisë së skelave “Syla”.

Mësohet se në pallatin prej 13 kate ku ndodhi ngjarja, një firmë private po kryente punime për veshjen me sistem termoizolues, siç njihet ndryshe kapot.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën me dije se punimet po kryheshin nga subjekti Xhimi Tanushi (Person Fizik).

Ndërkohë kompania e skelave ishte kontraktuar nga subjekti “Xhimi Tarushi”. /a.y/noa.al