Transmetuar më 17-08-2019, 08:10

Është një prej 60 ekzemplarëve që marrin pjesë në sfilatën e një prej festivaleve budiste më antike në Sri Lanka.

Çdo mbrëmje, për dhjetë netë rresht, detyrohet të ecë mes njerëzve, zhurmës, fishekzajrreve dhe tymit. Një sfilatë e rrezikshme, sidomos për një elefant si Tikiiri, i cili është i sëmurë dhe u kequshqyer.

Por kjo ceremoni përfaqëson një lloj bekimi, për pjesëmarrësit në aktivitet.

Denoncimi i gjendjes së elefantit u bë nga “Save Elephant Foundation”, e cila postoi në rrjetet sociale fotografi të kafshës, ku shkruhet, “Në sytë e tij shihen lot të shkaktuar nga dritat e ndriçuara që dekorojnë maskën e tij dhe askush nuk e vë re vështirësinë që ka në të ecur dhe dobësinë skeletore”.

Shoqata bën apel për të shpëtuar elefantin, kur thotë se, “Si mund të quhet kjo gjë një bekim, nëse bëjmë të vuajnë qenie të tjera?” /a.y/noa.al