Transmetuar më 16-08-2019, 23:43

Barcelona ka zhgënjyer në ndeshjen hapëse në “La Liga-n” spanjolle.

Takimi Athletico Bilbao-Barcelona, i luajtur këtë mbrëmje në ‘San Memes’, përfundoi me rezultatin minimal 1-0 për vendasit.

Goli i vetëm dhe mjaft spektakolar i ndeshjes u shënua në minutën e 89’ nga Aduriz.

Sulmuesi 38-vjeçar hyri në fushën e lojës në minutën e 88’ dhe një minutë më pas shënoi një gol shumë të bukur në stil gërshërë.

Vlen të theksohet se në këtë takim për Barcelonën mungoi Lionel Messi.

Më poshtë keni golin./a.k/noa.al/