Transmetuar më 16-08-2019, 21:50

Erik Lloshi do t’i japë fund beqarisë. Këngëtari do të martohet pas një lidhjeje 7-vjeçare me partneren e tij serbo-kroate Romina.

Blitz.al bën me dije se çifti ka zgjedhur datën 17 gusht për të kurorëzuar dashurinë e tyre, në një ceremoni të madhe.

Ceremonia do të organizohet në një nga restorantet e kryeqytetit, ku e ftuar speciale do të jetë Aurela Gaçe.

Risjellim në vëmendje se Erik Lloshi ka qenë më parë i lidhur me modelen seksi shqiptare Jola Pogri, e cila është muza e baladave të tij më të famshme.

Por, romanca e zjarrtë u shkëput papritmas dhe këngëtari nuk vonoi shumë të lidhej me Rominën.